Zjarr i madh në ishullin grek Evia, tymi arrin deri në Athinë

2019-08-14 15:50:37 CRI Komenti juaj Printoni
Një zjarr i madh i nxitur nga erërat e forta ka shkatërruar zona të tëra pyjesh me pisha në ishullin grek Evia. Disa fshatra janë evakuuar dhe në ishull është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Pavarësisht zjarrit, disa banorë thonë se nuk do të largohen, edhe nëse jepet urdhri për evakuim.

Të tjerë thonë se u vjen shumë keq për humbjet e njerëzve:

"Ajo që mund të them është se i gjithë fshati është në zjarr, e gjitha pasuria tokësore e njerëzve. Është për të ardhur keq".

Zjarri ka krijuar një shtresë të trashë tymi që ka arritur deri në kryeqytetin Athinë, 110 kilometra në perëndim.

Zjarre kanë rënë edhe në të paktën katër rajone të tjera, dhe zjarrfikësit janë thirrur për të shuar 182 zjarre në tre ditët e fundit.

Greqia shpesh përballet me zjarre gjatë muajve të thatë të verës dhe autoritetet kanë paralajmëruar për rreziqe të larta të rënies së zjarrit këtë javë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore