Emigrantët kinezë e kinezët jashtë vendit dënojnë veprimet e dhunshme në Hong-Kong

2019-08-14 15:24:42 CRI Komenti juaj Printoni
Ditët e fundit, situata në Hong-Kong është keqësuar pandërprerë dhe veprimet e dhunshme të ekstremistëve janë përshkallëzuar më tej. Në këtë gjendje, kinezët dhe emigrantët kinezë në Spanjë, Australi, Itali etj. kanë dënuar veprimet e dhunshme të ekstremistëve.

Kryetari i Shoqatës së Emigrantëve Kinezë e të Kinezëve në Spanjë Mao Feng u shpreh se emigrantët kinezë e kinezët në Spanjë janë shumë të shqetësuar për situatën në Hong-Kong:

"Unë i dënoj veprimet e dhunshme në Hong-Kong. Kohët e fundit, situata ka ardhur duke u përshkallëzuar. Jam i mendimit se ka forca të jashtme antikineze që po përkrahin veprimet e dhunshme në Hong-Kong."

Nënkryetari i përhershëm i Shoqatës së Kinezëve në Australi Shen Tie u shpreh se gjatë mbi 20 vjetëve pas kthimit të Hong-Kongut në atdhe, jeta e banorëve dhe shoqëria e Hong-Kongut kanë ruajtur qëndrueshmërinë. Por disa forca të huaja kërkojnë gjithmonë mundësi për të shkaktuar rrëmujë në Hong-Kong dhe hongkongasit duhet të bashkohen për ta shkatërruar përpjekjet e këtyre forcave:

"Jam i mendimit se, për incidentet e dhunës, qeveria qendrore kineze ka ruajtur shumë përmbajtjen. Kjo është bërë duke u nisur nga interesat e hongkongasve dhe nuk është paaftësi. Çdo orvatje për ndarjen e Hong-Kongut do të dështojë në fund."

Nga ana e tij, kryetari i Shoqatës së Emigrantëve Kinezë e të Kinezëve në Romë Zhang Guoquan u shpreh se asnjëri nuk ka arsye të kërkojë arritjen e qëllimeve politike nëpërmjet shkeljes së ligjeve dhe se elementët e dhunshëm duhet të ndëshkohen rreptësisht.

"Emigrantët kinezë e kinezët në Itali e përkrahin me vendosmëri qeverinë e Rajonit të Posaçëm të Hong-Kongut të mbrojë ligjet e Hong-Kongut. Kinezët në tërë globin duhet të veprojnë së bashku për të mbrojtur lulëzimin e stabilitetin e Hong-Kongut. Ne jemi të bindur se me kursin 'Një vend, dy sisteme', hongkongasit do të kenë një të ardhme më të bukur," tha Zhang Guoquan-i. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore