Autoritetet dënojnë dhunën ndaj udhëtarit dhe gazetarit në aeroportin e Hong-Kongut

2019-08-14 15:22:05 CRI Komenti juaj Printoni
Autoritetet e Kinës kontinentale dhe të Hong-Kongut kanë dënuar dhunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong-Kongut.

Protestuesit e dhunshëm ndaluan, ngacmuan dhe goditën një udhëtar dhe një gazetar nga pjesa kontinentale midis natës së të martës dhe orëve të hershme të mëngjesit së të mërkurës.

Ata gjithashtu penguan operacionet e shpëtimit dhe u përleshën me policinë.

Deri më tani pesë të dyshuar janë arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Dy viktimat janë shtruar në spital.

Aeroporti i Hong-Kongut u paralizua gjatë dy ditëve të fundit për shkak të protestave.

Autoriteti i Aeroportit ka marrë një urdhër të përkohshëm për të ndaluar personat që pengojnë në mënyrë të paligjshme dhe me dashje ose që ndërhyjnë në përdorimin e duhur të aeroportit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore