Numri i përdoruesve të internetit në Kinë arrin në 830 milionë

2019-08-14 15:20:51 CRI Komenti juaj Printoni
Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi të martën raportin mbi sukseset e zhvillimit ekonomik e shoqëror gjatë 70 vjetëve pas themelimit të Kinës së Re. Raporti tregon se, deri në fund të vitit 2018, numri i përdoruesve të internetit në Kinë arriti në 830 milionë veta, nga vetëm 620 mijë që ishte në vitin 1997.

Sipas raportit, teknologjia kineze e telekomunikacionit është zhvilluar shumë shpejt. Deri në fund të vitit 2018, numri i abonentëve të telefonit në Kinë arriti në 1.75 miliardë, kurse të celularit të lëvizshëm në 1.31 miliardë, nga 580 milionë në vitin 2014, me një shtim mesatar vjetor 22.4 %. Numri i blerësve të mallrave në internet arriti në 610 milionë veta, ose 73.6 % e numrit të përgjithshëm të përdoruesve të internetit.

Krahas këtyre, pas kalimit në vitin 2014 të ShBA-së, Kina ka vijuar të ruajë vendin e parë në botë për vëllimin e dërgesave të shpejta. Vitin e kaluar sasia e dërgesave të shpejta në Kinë arriti në 50.7 miliardë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore