Tajfuni "Lekima" shkakton 49 të vdekur dhe 21 të humbur në Kinë

2019-08-13 12:01:55 CRI Komenti juaj Printoni

Tajfuni "Lekima" ka shkaktuar 49 të vdekur dhe 21 të humbur në provincat Zhejiang, Shandong dhe Anhui të Kinës, duke shkaktuar dëme të mëdha me stuhitë e forta dhe rrebeshet e shiut.

"Lekima", tajfuni i nëntë dhe më i forti këtë vit, ka prekur afro 7 milionë banorë në Zhejiang.

Mbi 1 milion njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.

"Lekima" ka dëmtuar më shumë se 200 mijë hektarë të mbjellash, duke shkaktuar një humbje të drejtpërdrejtë ekonomike mbi 24 milionë juanë. Tajfuni gjithashtu ka goditur provincën Liaoning gjatë lëvizjes drejt veriut. Mbi 100 mijë banorë janë zhvendosur, është ndërprerë qarkullimi i 28 trenave dhe të gjitha pikat turistike janë mbyllur. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore