Kinë: Sektori bankar dhe ai i sigurimeve, funksionim të qëndrueshëm në 6-mujorin e parë

2019-08-13 11:42:23 CRI Komenti juaj Printoni

Sektori bankar dhe ai i sigurimeve në Kinë shënuan rritje të qëndrueshme në gjysmën e parë të vitit, megjithëse raporti i kredive me probleme të bankave tregtare arriti në 1.8 %.

Deri në fundin e qershorit, vlera e pasurive të bankave dhe institucioneve të tjera financiare arriti në 282 trilionë juanë, duke u rritur 8.2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa vlera e përgjithshme e pasurive të kompanive të sigurimeve në Kinë në gjashtë muajt e parë arriti në 19.5 trilion juanë, 6.4 % më shumë në krahasim me fillimin e këtij viti.

Të ardhurat origjinale të pagesës së sigurimeve ishin 2.6 trilionë juanë, duke u rritur 14.2% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore