Hong-Kong, një polic plagoset me bombë "Molotov" nga një turmë e dhunshme

2019-08-12 10:43:18 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën, një polic në detyrë në Stacionin Policor Tsim Sha Tsui të Hong-Kongut u godit nga një bombë "Molotov", e hedhur nga një turmë e dhunshme, dhe si pasojë, u dogj në të dy këmbët. Komisionari i Policisë së Hong-Kongut Lo Wai-chung shprehu zemëratë të madhe dhe i dënoi kategorikisht këto veprime të paligjshme dhe të dhunshme banditeske.

Po të dielën në mbrëmje, Lo Wai-chung shkoi në Spitalin "Princess Margaret" dhe vizitoi policin e plagosur. Ai shprehu keqardhje të madhe për dëmtimin e rëndë të policit gjatë kryerjes së detyrës dhe ritheksoi se policia hongkongase do të përpiqet të zbulojë çdo veprim të dhunshëm që dëmton të tjerët dhe madje kërcënon sigurinë e jetës. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore