Të ardhurat e disponueshme për frymë të punëtorëve kinezë, rritje afro 60 herë në 70 vjetët e fundit

2019-08-12 10:40:19 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës tregojnë se të ardhurat e disponueshme për frymë të punëtorëve kinezë u rritën afro 60 herë gjatë 7 dekadave të fundit.

Të ardhurat e disponueshme për frymë ishin 49.7 juanë në vitin 1949, dhe arritën vitin e kaluar në 28 200 juanë, me një rritje më shumë se 59 herë, duke llogaritur inflacionin.

Rritja e qëndrueshme e të ardhurave çoi gjithashtu në rritje të vazhdueshme të konsumit.

Konsumi i banorëve kinezë për frymë u shtua nga 88.2 juanë në vitin 1956 në 19 900 juanë vjet, me një rritje reale 28.5 herë.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore