Kina lejon fondet e aksioneve të përbashkëta të huaja të blejnë aksione në bursën e Hong-Kongut

2019-08-12 10:27:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka vendosur të lejojë fondet e aksioneve të përbashkëta të huaja të investojnë në tregun e aksioneve në Hong-Kong nëpërmjet planit të lidhjes së bursave mes pjesës kontinentale dhe Hong-Kongut.

Kjo masë është një pjesë e përpjekjeve të Shoqatës së Menaxhimit të Aseteve të Kinës për të hapur më tej tregun e aksioneve të përbashkëta për investorët e huaj.

Masa të tjera të hapjes përshijnë lejimin e institucioneve të huaja të mbikëqyrura nga rregullatorë të huaj të jenë kontrollues realë të aksioneve të përbashkëta me investime të huaja.

Zyrtarët thonë se këto masa synojnë të krijojnë një mjedis biznesi me konkurrencë të ndershme për menaxherët e huaj të aksioneve të përbashkëta. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore