Britania do të hetojë ndërprerjen masive të energjisë

2019-08-12 10:21:20 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria britanike ka deklaruar se do të zhvillojë një hetim urgjent për ndërprerjen masive të energjisë, që preku afro një milionë veta dhe shkaktoi çrregullime transporti në Angli dhe Uells.

Ndërprerja e madhe e energjisë të premten solli ndërprerjen e shumë shërbimeve hekurudhore dhe ndikoi në furnizimin me energji të Aeroportit të Njukasëllit dhe të Spitalit të Ipsuiçit.

Energjia u rikthye për mbi 900 mijë konsumatorë, pas asaj që Operatori i Sistemit Kombëtar të Rrjetit të Energjisë Elektrike e quajti humbje pothuajse të njëkohshme të dy gjeneratorëve të mëdhenj.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore