Shoqëria Ligjore e Hong-Kongut mbështet paralajmërimin ndaj "Cathay Pacific"

2019-08-12 10:00:26 CRI Komenti juaj Printoni

Shoqëria Ligjore e Hong-Kongut mbështet paralajmërimin e sigurisë nga Administrata e Aviacionit Civil e Kinës kundër kompanisë ajrore "Cathay Pacific" me qendër në Hong-Kong.

Paralajmërimi u publikua pasi disa prej punonjësve të "Cathay Pacific" morën pjesë në incidentet e dhunshme që ndodhën ditët e fundit në rajonin e posaçëm administrativ.

Juristë dhe ligjvënës nga Shoqëria Ligjore e Hong-Kongut theksojnë se kompania ajrore "Cathay Pacific"

duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të ndrequr ata punonjës.

Ligjvënësi Horace Cheung Kwok Kwan thotë:

"Siguria e udhëtarëve është me rëndësi jetike. Kur një kompani ajrore vëren se aktivitetet e disa punonjësve të vet kërcënojnë sigurinë e udhëtarëve, duhet të marrë disa masa parandaluese."

"Cathay Pacific" thotë se ka pezulluar një pilot që akuzohet se ka marrë pjesë në një protestë të dhunshme. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore