"Versace" kërkon falje për veshjet me gabime në lidhje me Hong-Kongun e Makaon

2019-08-12 09:55:04 CRI Komenti juaj Printoni

 

Marka italiane e modës "Versace" kërkoi ndjesë në mediat sociale kineze të dielën, pasi shiti veshje në dizajnin e të cilave gabimishit Hong-Kongu dhe Makao jepeshin si vende të veçanta.

Marka e modës kërkoi falje në llogarinë e saj zyrtare në "Sina Weibo", e cila ka rreth 850 mijë ndjekës.

Kompania tha se i vjen keq për gabimet në dizajn dhe ka hequr e shkatërruar të gjitha rrobat me gabime nga të gjitha platformat e saj zyrtare të shitjes me pakicë që nga korriku.

Gabimi shkaktoi një reagim të fortë të mediave sociale në Kinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore