95 vende e rajone do të marrin pjesë në Panairit Ndërkombëtar të Librit të Pekinit

2019-08-09 11:16:24 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 21 deri 25 gusht do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Librit i Pekinit. 2600 ekspozues nga 95 vende dhe rajone të botës do të marrin pjesë në këtë panair.

Në këtë panair do të paraqiten rreth 300 mijë libra të rinj nga e gjithë bota. Sivjet Rumania është Vendi i Nderit, ndërsa ekspozuesit nga Portugalia dhe Kazakistani do të marrin pjesë për herë të parë.

Të huajt zënë mbi 60 për qind të pjesëmarrësve në panairin e sivjetshëm, duke përfshirë edhe ata nga 30 vende përgjatë "Një brez, një rrugë". (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore