Qeveria kineze hap më shumë mjedise sportive për publikun

2019-08-09 11:12:52 CRI Komenti juaj Printoni

E enjta ishte Dita e 11-të Kombëtare e Fitnesit në Kinë.

Sipas një raporti zyrtar, qeveria kineze synon të ofrojë shërbimet e drejtimit të personalizuar të fitnesit për publikun dhe të krijojë një "qark fitnesi 15 minuta", që do t'u ofrojë qytetarëve mjedise sportive publike falas ose me çmim të ulët.

Kreu i Ndarjes së Grupit pranë Administratës së Përgjithshme të Sporteve të Kinës Lang Wei tha: "Ne po hapim gradualisht më shumë mjedise sportive. Për shembull, objektet sportive të disa shkollave dhe disa stadiume të mëdha tani janë të hapura për publikun. Gjithashtu, edhe qeveria qendrore do të investojë."

Deri tani, numri i njerëzve që zhvillojnë rregullisht kalitje fizike në Kinë është afro 400 milionë.

Pritet që para vitit 2022, mbi 90 për qind e banorëve në qytet dhe fshat do të zhvillojnë stërvitje të rregullt fizike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore