Trump-i kërkon marrëveshje tregtare me Britaninë pas "Brexit"-it

2019-08-08 09:49:10 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i ShBA-së Mike Pompeo tha se administrata e Trump-it do të kërkojë të arrijë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Britaninë.

Ai i bëri këto komente gjatë takimit me sekretarin e Jashtëm britanik Dominic Raab, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në Uashington në këtë post.

"Biseduam për çështjet kryesore, përshirë vendimin e Britanisë - vendimin sovran - lidhur me çështjen se kush do të ndërtojë infrastrukturën e saj të teknologjisë 5G. Shpresojmë që ata do të vendosin kritere për palën ofruese që mbështeten në vlerat tona të përbashkëta, dhe ne kemi shumë besim se ata do ta bëjnë këtë," u shpreh Pompeo.

Ndërsa Raab-i tha se kryeministri britanik Boris Johnson dhe qeveria e tij janë "plotësisht të vendosur" për t'u larguar nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa një marrëveshje për të pakësuar ndikimin e "Brexit"-it.

"Sigurisht, ShBA-ja është partnerja jonë më e madhe në tregtinë dypalëshe. Presidenti Trump u shpreh përsërisht se ai dëshiron një marrëveshje ambicioze të tregtisë së lirë me Britaninë," u shpreh kreu i diplomacisë britanike.

Dominic Raab-i shtoi se vendi i tij do të bëjë përpjekje për të arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë sa më shpejt. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore