Ambasadori kinez Zhou Ding takohet me kryebashkiakun e Cërrikut

2019-08-08 09:43:27 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua të martën me kryetarin e bashkisë së Cërrikut Andi Salla. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe këshilltari i çështjeve ekonomike i ambasadës kineze Lian Gang etj.

Ambasadori Zhou u shpreh që Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi të vjetër dhe bashkëpunimi dypalësh ka një bazë të fortë te të dy popujt. Pala kineze i kushton rëndësi bashkëpunimit në nivel pushteti vendor me palën shqiptare dhe është e gatshme që të thellojë lidhjet me bashkinë e Cërrikut. Kina dëshiron të nxitë shkëmbimet dhe bashkëpunimin dypalësh në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim, në të mirë të të dy popujve.

Kryebashkiaku Andi Salla vlerësoi lart bashkëpunimin mes bashkisë së Cërrikut e palës kineze dhe u shpreh që pala shqiptare është e gatshme të zhvillojë shkëmbime e bashkëpunim me palën kineze në fushën e investimeve, kulturës etj. Bujqësia është një sektor i rëndësishëm i zhvillimit të Cërrikut dhe pala shqiptare kërkon të thellojë më tej bashkëpunimin me palën kineze në këtë fushë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore