Ndalimi i tregtisë së produkteve bujqësore, përgjegjësi e plotë e ShBA-së

2019-08-06 10:54:42 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, pala amerikane deklaroi se po planifikon shtimin e tarifave 10 % ndaj importeve kineze me vlerë 300 miliardë dollarë amerikane, duke shkelur seriozisht konsensusin e krerëve të shtetit të Kinës dhe ShBA-së gjatë takimit të tyre në Osakë të Japonisë, prandaj Komisioni i Tarifave Doganore pranë Këshillit të Shtetit të Kinës mori vendim për të ndaluar heqjen e tarifave ndaj produkteve bujqësore amerikane pas 3 gushtit. Edhe ndërmarrjet përkatëse kineze ndaluan blerjen e produkteve bujqësore amerikane.

Kjo është një masë e nevojshme dhe e përshtatshme e palës kineze kundër rritjes së përsëritur të tarifave nga pala amerikane. Në fakt, Kina dhe ShBA-ja kanë karakteristika të dukshme plotësuese në fushën bujqësore dhe zhvillimi i tregtisë së produkteve bujqësore përputhet me interesat e përbashkëta të të dy palëve. Pas takimit të udhëheqësve të të dy vendeve në Osakë, Kina bëri progres të madh në blerjen e produkteve bujqësore amerikane sipas kërkesës së brendshme dhe parimeve të tregut. Në fund të korrikut, pas takimit në Osakë, 2.27 milionë tonë sojë amerikane u dërgua në Kinë. Qysh nga 19 korriku, ndërmarrjet përkatëse kineze filluan të bënin hetime lidhur me blerjen e produkteve bujqësore amerikane. Deri në mbrëmjen e 2 gushtit, u bënë marrëveshje për blerjen e 130 mijë tonëve sojë, 120 mijë tonëve melekuqe, 75 mijë tonëve bar të thatë, 60 mijë tonëve grurë, 40 mijë tonëve mish derri dhe nënprodukte të tij, 25 mijë tonëve pambuk, 5.7 mijë tonëve bulmet, 4.5 mijë tonëve fruta të përpunuara dhe 400 tonëve fruta të freskëta nga ShBA-ja. Për blerjen e këtyre produkteve bujqësore, ndërmarrjet kineze aplikuan për heqjen e tarifave të reja te Komisioni i Tarifave Doganore.

Pala kineze zbatoi mendimet unanime të Osakës me veprime konkrete dhe pozitive, duke shfaqur dëshirën e vet të sinqertë për bashkëpunim. Por pala amerikane i shkeli premtimet e saj dhe shtoi tarifat ndaj produkteve kineze, duke minuar kushtet e nevojshme për tregtinë bujqësore mes të dy palëve. Kina është e detyruar që të ndërmarrë kundërmasa për të mbrojtur dinjitetin kombëtar dhe interesat e veta.

Kina është vendi më i madh importues i produkteve bujqësore në botë, ndërsa ShBA-ja është vendi më i madh eksportues i këtyre produkteve. Tani, kjo tregti me përfitime të përbashkëta është penguar dhe përgjegjësinë e plotë për këtë e mban ShBA-ja.

Është për të ardhur shumë keq që bujqësia dhe fermerët amerikane do të pësojnë humbje të mëdha për shkak të mungesës së integritetit nga disa njerëz në ShBA. Në të kaluarën, organizatat bujqësore amerikane kanë bërë deklarata të përbashkëta kundër shtimit të tarifave ndaj importeve kineze. Sipas të dhënave statistikore, të ardhurat e bujqësisë amerikane do të arrijnë në 69.4 trilionë dollarë amerikane, duke u ulur 45 % nga vlera më e lartë në vitin 2013. Nëse ShBA-ja zbaton politikën e shtimit të ri të tarifave, bujqësia amerikane do të dëmtohet më tej. Ish-kryetari i Komisionit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Gary Cohn, vuri në dukje se shtimi i tarifave nuk do të goditë ekonominë kineze, ndërsa bujqësia amerikane do të pësojë goditje shumë të mëdha.

Kina është një treg gjigant me 1.4 trilionë banorë, ku ka një forcë të madhe blerëse. Në gjysmën e parë të këtij viti, vëllimi i import-eksportit të produkteve bujqësore nga Kina arriti në një vlerë prej 108.65 trilionë dollarësh amerikanë, duke u shtuar 1.4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prej tyre, eksportet e produkteve bujqësore kapën vlerën 36.81 trilionë dollarë amerikanë, me një ulje 2.5 %, ndërsa importet arritën një vlerë prej 71.84 trilionë dollarësh amerikanë, duke u shtuar 3.5 %. Kina po shton importimin e produkteve bujqësore, duke sjellë mundësi më të mëdha për vendet e ndryshme të botës. Nëse produktet bujqësore amerikane kanë cilësi të mirë dhe çmime të përshtatshme, mund të shiten në tregjet e Kinës me përfitime të mëdha.

Disa politikanë amerikanë duhet të dëgjojnë zërin e fermerëve amerikanë e të llogaritin fitimet dhe humbjet e mundshme, dhe të kthehen në rrugën e drejtë të mendimeve unanime të arritura nga krerët e shteteve të Kinës dhe të ShBA-së, për të krijuar kushtet e nevojshme për bashkëpunimin bujqësor mes dy palëve.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore