Festivali "ZA Fest" në Theth, promovim bukurive natyrore e potencialeve turistike

2019-08-06 11:01:58 CRI Komenti juaj Printoni
Festivali "ZA Fest", organizuar nga Delegacioni i BE-së dhe Shtëpia e Europës, mblodhi gjatë kësaj fundjave në bukuritë e Alpeve Shqiptare, Theth vizitorë të shumtë të cilët u njohën me vlerat më të mira të kulturës dhe historisë shqiptare dhe europiane.

Përgjatë tre ditëve Alpet Shqiptare u shndërruan në një skenë argëtimi, mes bukurive natyrore dhe tingujve të muzikës ku të pranishmit shijuan këtë event nën shoqërinë e njëri- tjetrit .

"ZaFest" mirëpriti antropologun Nebi Bardhoshi në një bisedë që trajtoi shqetësimet dhe shpresat e njerëzve të Thethit në lidhje me të drejtat e pronësisë, edukimin e rinisë dhe transformimin e rajonit në një destinacion kryesor turistik.

"Reforma e të drejtës së pronësisë në Shqipëri paraqet një sfidë e jashtëzakonshme. Por kjo reformë është thelbësore, para së gjithash për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, por edhe për të nxitur investimet dhe zhvillimin vendor. Bashkësitë vendore kanë një rol qendror në përgatitjen dhe zbatimin e reformës," u shpreh Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i pranishëm në këtë festival.

Dita e dyti e festivalit nisi me një seancë yoga mes alpeve shqiptare dhe vijoi me një ecje në mal drejt Syrit të Kaltër. Në mbrëmje lugina u elektrizua nga interpretimet e mahnitshme të Vlashent Satës, Arben Bajraktarajt dhe Elina Dunit.

Gjatë ditëve të festivalit nuk munguan dhe aktivitete të tjera si hiking, joga, panair kulinarie, kinema verore, tregime e legjenda dhe biseda e hapur "Logu i Za Fest". (ATSh)

Mrekulli
Lajmet Kryesore