Qeveria përcakton buxhetin fillestar për strukturën e SPAK

2019-08-02 10:03:42 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Ministrave miratoi dje përcaktimin e buxhetit fillestar të strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK.

Në mbledhjen e mëparshme, Këshilli i Ministrave në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar", me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, vendosi që strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i përcaktohet për vitin 2019 buxheti fillestar prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve lidhur me ushtrimin e aktivitetit gjatë vitit 2019.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave vendosi që për ndjekjen e procedurave për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore