Lufta kundër informalitetit, mbështetje e plotë nga bizneset e rregullta

2019-08-02 10:00:03 CRI Komenti juaj Printoni

Projektligji i ri për fiskalizimin do të ndihmojë qeverinë në luftën kundër informalitetit dhe konkurrencës së pandershme në treg.

Ky ka qenë mesazhi që Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dha gjatë një vizite në kompaninë PSZ Albania, një investim gjerman në Shqipëri, ku kërkoi dhe mbështetjen e biznesit në betejën kundër informalitetit.

Ministrja shprehu angazhimin e qeverisë në zbatimin e Planit Operacional në vijimësi, për të luftuar informalitetin dhe përmirësuar klimën e biznesit në vend.

"Shpresojmë që edhe në këtë betejë kundër informalitetit të na mbështesni në mënyrë të plotë. Projektligji i ri i Fiskalizimit, në mënyrë absolute do të sigurojë që përtej planeve operacionale apo inspektimeve ne të kemi mundësi që çdo faturë dhe çdo produkt të jetë i fiskalizuar dhe biznesi i ndershëm të meritojë pagesat në kthim në kohë, në kohë reale", tha ministrja.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore