Ruajtja e dialogut me barazi e respekt

2019-08-01 11:07:55 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën, përfundoi në metropolin kinez, Shangai, raundi i 12-të i konsultimeve ekonomiko-tregtare të nivelit të lartë Kinë-ShBA. Gjatë konsultimeve dyditore, dy palët zhvilluan shkëmbime të sinqerta e konstruktive për probleme të rëndësishme me interes të përbashkët në fushën ekonomiko-tregtare si dhe diskutuan për shtimin e blerjes nga pala kineze të produkteve bujqësore amerikane. Dy palët vendosën të zhvillojnë raundin e ardhshëm të konsultimeve në shtator në ShBA.

Ky rezultat nuk erdhi shumë lehtë. Faktet kanë vërtetuar herë pas here se në luftën tregtare nuk ka asnjë fitues dhe se bashkëpunimi është e vetmja zgjedhje e drejtë e Kinës dhe e ShBA-së. Konsultimet e Shangai-t janë dialogu i parë midis dy palëve pas ndërprerjes për mbi dy muaj të konsultimeve.

Gjatë konsultimeve, dy palët nuk mënjanuan problemet e ndjeshme dhe shkëmbyen mendime me qëndrim pragmatik. Pala kineze vendosi të shtojë blerjen e produkteve bujqësore amerikane sipas kërkesave të veta, njëkohësisht pala amerikane do të krijojë kushte të mira për blerjen. Kjo gjë shfaqi qëndrimin e bashkëpunimit të dy palëve.

Ata vendosën gjithashtu të zhvillojnë raundin tjetër të konsultimeve në shtator, duke dëshmuar se Kina e ShBA-ja kanë vullnetin e mirë për vijimin e dialogut për të zgjidhur problemet.

Mosmarrëveshjet kino-amerikane në fushën ekonomiko-tregtare duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut e konsultimeve. Sigurisht në konsultimet ka vijë fundore, pala kineze nuk do të bëjë lëshime për çështje të rëndësishme parimore. Faktet pas shpërthimit të luftës tregtare kino-amerikane kanë vërtetuar se Kina ka aftësi ta përballojë luftën. Pavarësisht se si do të ndryshojë situata, Kina ngul këmbë në thellimin e reformës dhe zgjerimin e hapjes dhe do të jetë gjithmonë ndërtuese e paqes botërore, nxitëse e zhvillimit botëror dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore