Shahini: Nuk ka rritje tarifash për studentët

2019-08-01 09:55:55 CRI Komenti juaj Printoni

Përgjysmimi i tarifave dhe dhënia e bursave do të vazhdojë edhe vitin tjetër akademik 2019-2020 po në të njëjtën formë që është proceduar në gjysmën e parë të këtij viti falë mbështetjes financiare nga qeveria në kuadër të Paktit për Universitetin.

Kështu deklaroi ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një prononcim për gazetarët duke theksuar se në shtator të tjerë kategori studentësh do të shtohen në listën e përfituesve, pasi kanë pasur probleme me plotësimin e dokumenteve.

"Nuk ka rritje tarifash. Tarifat që botohen nga Universiteti, janë tarifat e vendosura për t'u paguar nga një student. Ne atë tarifë do ta përgjysmojmë. E subvencionojmë direkt nga buxheti i shtetit", tha ministrja, duke shtuar se "janë disa grupe interesi që kanë ngritur shqetësime se nuk janë përfshirë ose që përfshirja e tyre është vështirësuar ngaqë duhen më shumë dokumente. Dhe ne i kemi marrë parasysh, po bëjmë llogaritjet e nevojshme dhe do i përfshijmë në shtator."

Gjithashtu, Shahini deklaroi se sa i përket bursave ato do të vijojnë të akordohen si për ekselentët ashtu edhe për studentët me nevoja të veçanta në vlerën 10 mije lekë në muaj. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore