Kartolina e buzëqeshjes nga të rinjtë e "Smile Albania"

2019-08-01 09:51:56 CRI Komenti juaj Printoni

Të rinjtë dhe të rejat e "Smile Albania" për të dytin vit radhazi ndodhen në të gjithë vendin për të mikpritur turistët vendas e të huaj gjatë sezonit turistik të këtij viti.

Në 35 infopoint-e nga veriu në jug të Shqipërisë; në çdo pikë kufitare, porte e aeroport, qendra qytetesh, plazhe e site kulturore e historike gjen të rinjtë e "Smile Albania".

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, solli një kolazh fotografish të të rinjve të "Smile Albania", të shkrepura në qytetet e ndryshme shqiptare, si dhe në monumentet e kulturës.

"Smile Albania" u lançua pak ditë më parë në edicionin e dytë, ku 500 të reja e të rinj janë të punësuar për sezonin veror.

Gjatë vitit 2019, me projektin e ri "Smile Albania" jo vetëm do të priten me buzëqeshje turistët e huaj, por punësohen edhe 500 të reja e të rinj që vijnë nga bankat e universiteteve, në vazhdim të Paktit për Universitetin.

Të rinjtë e të rejat, çdo ditë ofrojnë mikpritje, buzëqeshje, informacion për turistët që vizitojnë vendin tonë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore