Kinë, shitjet e Tesla-s në 6-mujorin e parë afro 1.5 mld USD

2019-07-31 11:27:25 CRI Komenti juaj Printoni

 

Shitjet e kompanisë amerikane "Tesla" në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kinë kanë arritur në afro 1.5 miliardë dollarë, një rritje 41.8 për qind në krahasim me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar, sipas një dokumenti të paraqitur nga "Tesla" për Komisionin e Sigurisë dhe Shkëmbimit të ShBA-së.

Kina është tregu i dytë më i madh i "Tesla"-s, pas ShBA-së, ku shitjet për të njëjtën periudhë arritën në 5.809 miliardë dollarë.

"Tesla" shpreson të zgjerohet në tregun kinez me fabrikën e saj "Gigafactory" në Shangai. Fabrika është ende në ndërtim e sipër dhe kompania shpreson të prodhojë 150 mijë automjete "Model 3" pas nisjes së prodhimit. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore