16 mijë të punësuar në 6 muajt e parë të këtij viti

2019-07-31 10:06:43 CRI Komenti juaj Printoni

"Punësimi ka shënuar një përparim që në raport me trendin historik vjen me një ulje të re nga 6 mujori i parë i vitit të shkuar, deklaroi Kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se punësimi u rrit me 1,4% krahasuar me një vit më parë.

Në konferencën me gazetarët, Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se punësimi është rritur 1,4%, krahasuar me një vit më parë dhe + 0,6 krahasuar me 3-mujorin e fundit të vitit të shkuar.

"Një fakt vlen të nënvizohet: Zyrat e Punës vetëm në këtë 6-mujor kanë realizuar 16 mijë punësime. Por, në të njëjtën kohë, informaliteti në punë ka shënuar rritje, pra, mosregjistrimi i punonjësve, gjë e cila është integruar në operacionin antiinformalitet që do vijojë intensivisht çdo ditë, deri në fund të mandatit", – deklaroi Rama.

"Këtu dua të ritheksoj se është një kosto e madhe, ajo që vjen si pasojë e shkeljes se ligjit, në rastet kur konstatohet, pasi demi që i vjen një biznesi të paregjistruar, apo në aktivitet informal është shumë herë më i madh, sesa fitimi përmes informalitetit", – nënvizoi Kreu i Ekzekutivit. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore