1.4 milionë pasagjerë udhëtuan me linjat ajrore, në gjashtëmujorin e parë të vitit

2019-07-30 09:09:14 CRI Komenti juaj Printoni

1.4 milionë qytetarë udhëtuan në gjashtëmujorin e parë të vitit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, duke u rritur me 11.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT bën të ditur se, sezoni turistik rriti fluksin e udhëtarëve por edhe të mallrave në transportin ajror, i cili regjistron rritje për të tretin vit radhazi.

Sipas statistikave zyrtare në muajin qershor 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 66.7% të transportit gjithsej.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë 2019 është 1,411,479 persona.

Në gjashtëmujorin e parë 2019, me rrugë ajrore janë transportuar 1145 tonë mallra, duke u rritur 6.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë 2018.

Numri i fluturimeve të kryera në qershor 2019 është 2626, duke shënuar një rritje me 13.5%, ndaj qershorit 2018, bën të ditur INSTAT. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore