"Mania e persekutimit" e "Pillsbury"-ëve amerikanë është më serioze

2019-07-29 11:43:52 CRI Komenti juaj Printoni

Michael Pillsbury, politikani amerikan që tregon qëndrimin e fortë në politikën ndaj Kinës, pretendoi kohët e fundit se ShBA-ja nuk e konsideron Kinën si armik, por përpiqet ta pengojë atë që të zëvendësojë ShBA-në si udhëheqëse botërore.

Duke marrë si shembull parashikimin e disa ekonomistëve amerikanë se "deri në vitin 2049 vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze do të jetë sa trefishi i atij amerikan", Pillsbury tha i shqetësuar se "në një farë mënyre, në këto kushte, Kina do të na kontrollojë dhe do të bëhemi koloni e Kinës".

Këto lloj deklaratash janë sa absurde, aq edhe qesharake. "Pillsbury"-ët amerikanë ia kanë vënë logjikën e tyre për hegjemoni dhe për "lojën ku fituesi i merr të gjitha" zhvillimit të vendeve të tjera dhe aludojnë se me ta kapërcyer ShBA-në, Kina do të veprojë gjithashtu në mënyrë hegjemoniste. Thëniet e tij jo vetëm errësojnë Kinën, por frikësojnë amerikanët dhe fabrikojnë opinione për kundërvënie ndaj Kinës.

Një gënjeshtër, edhe sikur të përsëritet njëmijë herë, prapë gënjeshtër mbetet. Qëllimi i zhvillimit të Kinës synon realizimin e një jete më të mirë të popullit dhe Kina s'ka interes të zëvendësojë asnjë vend tjetër e as të bëhet polic botëror. Por disa amerikanë, që nuk çrrënjosin dot mentalitetin e Luftës së Ftohtë, shqetësohen për zhvillimin e shpejtë të Kinës dhe madje vuajnë nga "mania e persekutimit". Ata kanë nxitur kundërvënien e gjithanshme ndaj Kinës për të mbrojtur statusin hegjemonik të ShBA-së.

Në kulturën kineze nuk ka gene për hegjemoninë dhe kolonializmin. Në fillim të shekulit të 15-të, lundërtari kinez Zheng He lundroi disa herë në Oqeanin Idian dhe vizitoi 30 vende e rajone aziatike e afrikane. Gjatë tregtimit me këto vende e rajone, ai ia çoi mallra dhe urime dhe korri miqësi e lulëzim. Dekada më vonë, perëndimi nisi Epokën e Lundrimit, por ajo solli plaçkitje, kolonizim dhe tregti skllevërish.

Ndryshe nga parimi i palës amerikane për "lojën e shumës zero", Kina ka ngulur këmbë në politikën e jashtme të barazisë, pavarësisht e madhe apo e vogël, e fushqishme apo e dobët, e pasur apo e varfër. Gjatë procesit të konkretizimit të nismës "Një brez, një rrugë", Kina ka theksuar parimin e bashkëpunimit me përfitim të përbashkët dhe "konsultim, ndërtim dhe përdorim të përbashkët". Në çështjen e mbrojtjes kombëtare, gjatë 70 vjetëve pas shpalljes së Republikës Popullore të Kinës, ajo nuk nisi e para asnjë luftë apo konflikt. Gjatë 40 vjetëve të fundit, ajo uli me 4 milionë numrin e personelit ushtarak.

Gjatë vitit të kaluar, ShBA-ja ka marrë masa të llojllojshme për pengimin e zhvillimit të Kinës, përfshirë akuzat ndaj Kinës në mbrojtjen e të drejtave të pasurive intelektuale, transferimi i teknologjive etj., por deri më sot ajo nuk ka dhënë asnjë dëshmi për këto akuza. Pala amerikane arrestoi përmes Kanadasë menaxheren e lartë të kompanisë kineze, manipuloi kompanitë amerikane të ndërprersin furnizimin ndaj kompanitë kineze, pengoi investimet në Kinë dhe u orvat të refuzojë pagesat kompanisë kineze për shpenzimet e përdorimit të patentave. Të gjitha këto veprime shtypëse kanë treguar më së miri logjikën amerikane të hegjemonisë.

Por të gjitha këto masa janë të padobishme. Si ekonomia e dytë dhe vendi nr.1 i tregtisë së mallrave në botë, Kina ka një treg gjigant me 1.4 miliardë konsumatorë dhe nga ana tjetër ka frymën e mosdorëzimit përpara sfidave. Deklaratat absurde të "Pillsbury"-ëve kanë zero shanse për të bllokuar hapat e zhvillimit të Kinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore