Nga Suedia, Norvegjia, Gjermania e Kina, mesazhet e turistëve për Shqipërinë

2019-07-29 09:30:09 CRI Komenti juaj Printoni

Nga Suedia, Norvegjia Franca, Gjermania, Irlanda e Kina, turistët ndajnë përshtypjet e tyre për natyrën e mrekullueshme, historinë e kulturën, si dhe mikpritjen tradicionale shqiptare që përcillet nga të rinjtë e "Smile Albania".

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka publikuar një video me përshtypjet e turistëve të huaj të cilët mirëpriten nga të rinjtë e "Smile Albania".

"Ne vijmë nga Suedia. Vizituam Shqipërinë dhe do të kthehemi sërish këtu", u shprehën një grup turistësh nga vendi nordik.

Një turiste nga Kina tha se e ka shijuar shumë eksperiencën shqiptare. "Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe fantastik. Shpresoj që njerëzit e vendit tim të vijnë dhe të shijojnë miqësinë me këto njerëz dhe pamje të mrekullueshme", u shpreh turistja kineze.

"Ne jemi nga Irlanda, kemi udhëtuar nëpër Shqipëri 2 javë. Ajo që mund t'ju them është se njerëzit janë fantastik, vendet janë të mrekullueshme dhe çdo njeri duhet të vijë dhe të përjetojë një eksperiencë që ndodh një herë në jetë", u shprehën turistët nga Irlanda.

Ndërsa turistë nga Gjermania u shprehën se "na pëlqen gjithçka në Shqipëri. Kështu është super. Ne do kthehemi sërish këtu në Shqipëri", tha vajza nga Gjermania.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore