Kina:Nuk tolerojmë ndërhyrjet e jashtme në Hong-Kong

2019-07-24 10:48:16 CRI Komenti juaj Printoni

Duke iu referuar një sërë veprimesh të dhunshme dhe të paligjshme ekstremiste në Hong-Kong, funksionarë të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe i kanë bërë thirrjet qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut që të respektojë lirinë e fjalës, të mbledhjes etj.

Për këto deklarata pala kineze reagoi se ato janë të pabaza dhe përkrahin trazirat në rajonin e vendit, duke provokuar politikën "një vend, dy sisteme". Pala kineze shprehu pakënaqësi dhe kundërshtim të fortë për këto deklarata, duke i quajtur ato si ndërhyrje e ashpër në politikat e brendshme të Kinës.

Hong-Kongu është një shoqëri që administrohet me ligj, i cili garanton lirinë dhe të drejtat e kongkongasve për fjalë, mbledhje, parada dhe tubime. Por, në ushtrimin e këtyre të drejtave, çdo banor i Hong-Kongut duhet të respektojë të drejtat e personave të tjerë dhe nuk mund të prishë rendin dhe qetësinë publike si dhe nuk mund të ngrihet mbi ligjin duke u angazhuar në veprime të paligjshme dhune.

Kohët e fundit, disa ekstremistë sulmuan dhe shkatërruan Ndërtesën e Këshillit Legjislativ të Hong-Kongut, ushtruan dhunë ndaj forcave të sigurisë dhe rrethuan Zyrën Ndërlidhëse të Qeverisë Qendrore në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut. Këto veprime shkojnë shumë përtej nocionit të fjalës së lirë dhe protestave paqësore, duke përbërë sfida për mbrojtjen e institucioneve publike, të parimit "një vend, dy sisteme" dhe të autoritetit të qeverisë qendrore. Forcat e sigurisë në Hong-Kong i trajtojnë aktet e dhunës sipas ligjit dhe kjo jo vetëm për të mbrojtur stabilitetin shoqëror, por edhe dinjitetin e sundimit të ligjit në Hong-Kong.

Në fakt, gjatë pushtetit të Britanisë së Madhe në Hong-Kong, banorët atje nuk gëzonin të drejtat e vetëqeverisjes. Në atë kohë, shefi ekzekutiv i Hong-Kongut përcaktohej nga qeveria britanike.

Studiuesi britanik Martin Jacques vuri në dukje se gjatë sundimit kolonial të Britanisë së Madhe, "hongkongasit nuk panë aspak të drejta demokratike." Në 22 vitet pas rikthimit të Hong-Kongut në Kinë, qeveria kineze ka zbatuar politikat "një vend, dy sistemet", "Hong-Kongu i administruar nga hongkongasit", sipas kushtetutës dhe ligjit themelor të rajonit. Banorët e Hong-Kongut gëzojnë të drejta të larta të vetëqeverisjes, të drejta demokratike dhe lirinë në nivelin më të lartë historik.

Në të njëjtën kohë, PPB-ja e rajonit u shtua nga 1.37 trilionë dollarë hongkongas në vitin 1997 në 2.84 trilionë dollarë hongkongas në vitin 2018.

"Një shtet" është kushti themelor i "dy sistemeve". Pa përkrahjen nga pjesa kontinentale e Kinës, Hong-Kongu s'mund të ketë zhvillimin e sotëm. Qeveria qendrore ka të drejta të plota administrative mbi Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hongkong-ut dhe nuk toleron sfidimin e autoritetit të saj në emër të "vetëqeverisjes së nivelit të lartë".

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore