Bursa e Kinës nis tregun e ri të kapitalit me "Tregun Yll"

2019-07-23 11:05:01 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën, bordi i novacionit tekniko-shkencor i Bursës së Shangait nisi tregtimin e aksioneve, me grupin e parë të 25 kompanive të listuara. Kjo shënon fillimin e një tregu të ri të kapitalit të Kinës.

Bordi i novacionit tekniko-shkencor i Bursës synon një fushë testimi për reformën e tregut të kapitalit të Kinës. Për këtë qëllim, ai po piloton sistemin e regjistrimit të letrave me vlerë me thelbin e zbulimit të informacionit, kështu që ndërmarrjet nuk do të presin për ofertën publike fillestare (IPO) dhe konfigurimi i tregut të kapitalit dominohet nga tregu.

Në të njëjtën kohë, u prezantuan një sërë mekanizmash të reja tregtare, duke përfshirë liberalizimin, relaksimin e kufirit të çmimeve, duke futur limitimin e deklarimit të çmimeve, duke optimizuar mekanizmin e pezullimit të përkohshëm dhe duke përcaktuar kufirin e çmimeve për të mbrojtur rendin e tregut. Për shembull, aksionet në këtë bord nuk kanë një kufi çmimi në 5 ditën e para, por prej ditës së gjashtë rritja ditore e çmimeve do të jetë në kufirin maksimal 20% në krahasim me kufirin me 10% që është zakonisht. Prandaj në ditën e parë të hapjes së bordit u rritën të gjitha 25 aksionet, duke treguar se grupi i parë i ndërmarrjeve tekniko-shkencore të listuara ishte në përgjithësi optimist për kapitalin.

25 kompanitë e listuara në grupin e parë të bordit të novacionit tekniko-shkencor shpërndahen kryesisht në industritë e reja si biomjekësi, gjysmëpërçues dhe energji të re. Shpenzimet e hulumtimit dhe zhvillimit të akumuluara të këtyre ndërmarrjeve në vitin 2018 arritën në 3.098 miliardë juanë, duke zënë 10.27% të të ardhurave mesatare operative. Këto kompani kanë karakteristika të dukshme të rritjes së lartë, janë me perspektivë premtuese dhe tregu ka nevojë për durim për to.

Drejtimi themelor i zhvillimit të tregut të kapitalit qëndron në shërbimin e ekonomisë reale. Aktualisht, ekonomia e Kinës ka ruajtur një rritje të qëndrueshme dhe të shpejtë, por në të njëjtën kohë pasiguria e mjedisit të zhvillimit të jashtëm është rritur. Një sërë eksplorimesh në reformën e tregut të kapitalit do të udhëheqin fondet për të mbledhur ndërmarrje tekniko-shkencore me cilësi të lartë , të stimulojnë aftësinë e inovacionit dhe konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve, duke nxitur përmirësimin dhe transformimin industrial dhe zhvillimin e ekonomisë së re.

Si një masë e rëndësishme e Kinës për të thelluar më tej reformën dhe për të zgjeruar hapjen, nisja e bordit të novacionit tekniko-shkencor dëshmoi vendosmërinë, besimin dhe veprimin e Kinës. Në fakt, Kina po përshpejton ritmin e hapjes. Një treg energjik, premtues dhe elastik i kapitalit kinez është motori i vërtetë për zhvillimin e ekonomisë së Kinës me cilësi të lartë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore