Hahn me një mandat të dytë në postin e tij aktual

2019-07-19 17:29:00 CRI Komenti juaj Printoni

Parlamenti dhe qeveria austriake emëruan eurokomisionerin e tanishëm për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn për një tjetër mandat pesëvjeçar.

Sipas kancelares Brigitte Bierlein, Hahn-i është një "kandidat shumë i përshtatshëm" për këtë detyrë.

Megjithatë, sipas spekulimeve, presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mund ta hidhte poshtë nominimin e Hahn-it pas objektivit të saj që 50% e anëtarëve të kabinetit të jenë femra.

Lidhur me këtë, kancelarja Bierlein komentoi se "nuk ka shumë mundësi" dhe se Hahn kishte fituar mbështetje të gjerë në parlamentin e vendit.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore