Kina do të nisë testimin e vaksinës së HIV-it në njerëz

2019-07-19 15:21:00 CRI Komenti juaj Printoni

Shkencëtarët kinezë do të nisin fazën e dytë të testimit të vaksinës kundër HIV-it tek 160 vullnetarë, raportoi të premten "China Daily".

Vaksina shpresëdhënëse, DNA-rTV, mbështetet në përsëritjen e ADN-së së virusit HIV për të stimuluar imunizimin efektiv, sipas Shao Yiming, një studiues i HIV-it në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kjo vaksinë në zhvillim, e cila përmban segmente të ADN-së nga HIV, do të ketë një efekt më të fortë dhe më të qëndrueshëm.

Deri tani numërohen mbi 130 vullnetarë, ndërkohë që në një spital të Pekinit dhe në një të Hangzhou-t ka nisur puna paraprake.

"Shpresojmë që testimi i dytë do të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe faza e tretë e testimit klinik të nisë në fund të po atij viti, fazë kjo që do të përfshijë mijëra vullnetarë për të provuar efikasitetin e vaksinës që do të mbrojë njerëzimin kundër HIV-it," tha Shao.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore