Kina shton përpjekje për mbrojtjen e drejtave të pronësisë intelektuale

2019-07-19 11:08:48 CRI Komenti juaj Printoni

Në mbledhjen ekzekutive të Këshillit të Shtetit të Kinës që u mbajt të mërkurën u miratuan një sërë masash për të forcuar më tej mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Niveli i risisë i Kinës po ecën me ritme të shpejta dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale, si motori më i fortë për novacionin, ka injektuar më shumë energji.

Nga masat më të fundit, Kina do të forcojë më tej mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe do të përqëndrohet në katër aspekte:

Së pari, Kina do të forcojë luftën kundër shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale për mbrojtjen e interesave ligjitime të të gjithë operatorëve të tregut. Kjo do të thotë se gjatë procesit të zbatimit të ligjit Kina do të zbatojë standardet dhe procedurat uniforme për të gjitha subjektet e tregut, për të siguruar trajtim të barabartë të ndërmarrjeve vendase dhe të huaja.

Së dyti, Kina do të nxisë aktivisht ndryshimet në ligjin e patentave, ligjin mbi të drejtën e autorit, ligjin e markës tregtare, etj, dhe do të shtojë gjobitjen ndaj veprimtarive të paligjshme. Midis tyre, futja e sistemit të "kompensimit ndëshkues" është çelësi. Dëmet aktuale të Kinës kryesisht bazohen në parimin e kompensimit për humbjet, por në fushën e të drejtës së pronësisë intelektuale, sistemi i kompensimit është i pamjaftueshëm për të frenuar shkeljet dashakeqëse dhe ato të përsëritura. Në ndryshimet në Ligjin e Patentave dhe në Ligjin e Markave, Kina ka paraqitur gjoba ndëshkuese maksimale sa pesëfishi i dëmeve për shkeljet e qëllimshme, ndëshkim ky i një niveli të lartë ndërkombëtar.

Ndërkohë, për të përshtatur me standarde ndërkombëtare, Kina do të vazhdojë të rritë cilësinë dhe efikasitetin e shqyrtimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, bëhet të qartë se në fund të vitit koha e shqyrtimit mbi patentët me vlerë të lartë do të shkurtohet deri në 17.5 muaj, koha mesatare e shqyrtimit mbi regjistrimin e markave do të shkurtohet në më pak se 5 muaj.

Vlen të përmendet se Kina do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për mbrojtjen e pronësisë intelektuale në hapin tjetër dhe do të lehtësojë kompanitë kineze të fitojnë të drejta dhe të mbrojnë të drejtat e tyre në vendet e huaja. Kjo reflekton faktin që kompanitë kineze po marrin më shumë patenta në vendet e huaja. Sipas statistikave të kompanive amerikane të shërbimit të patentave "IFI Claims", kompanitë kineze përfituan më shumë se 12.5 milionë patenta në ShBA-në vitin e kaluar, një rritje prej 12% në krahasim me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, kompania "Huawei" paraqiti më shumë se 5,400 aplikime për patentë ndërkombëtare vitin e kaluar, duke u renditur e pari ndër kompanitë globale. Megjithatë, të drejtat e pronësisë intelektuale të kompanive kineze nuk janë të mbrojtura në mënyrë të menjëhershme jashtë vendit.

Për shembull, kohët e fundit senatori amerikan Marco Rubio paraqiti një projektligj, ku kërkohet të rishikohet Ligji i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), që të ndalohet kompania kineze "Huawei" t'u kërkojë kompanive amerikane tarifat e patentave dhe kompensimet për dëmtim, nëpërmjet gjykatave amerikane.

Kjo praktikë me "standard të dyfishtë" në mbrojtjen e pronësisë intelektuale pasqyron domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e pronësisë intelektuale dhe për të ndihmuar kompanitë kineze të mbrojnë të drejtat e tyre jashtë vendit.

Aktualisht, njerëzimi ndodhet përballë një raundi të ri revolucioni tekniko-shkencor dhe transformimi industrial. Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale është mbrojtja e novacionit. Si 20 vendet e para në Indeksin Global të Novacionit 2018 të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, forcimi i Kinës në mbrojtjen e pronësisë intelektuale nuk është vetëm një nevojë e pashmangshme për të zbatuar një strategji të zhvillimit të nxitur nga risia, për të arritur një zhvillim të cilësisë së lartë, por edhe një kërkesë e pashmangshme për zgjerimin e hapjes. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore