OKB, aktivitete përkujtimore në Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës

2019-07-19 10:40:27 CRI Komenti juaj Printoni

Nelson Mandela

Të enjten në selinë e OKB-së në Nju Jork u mbajtën një seri aktivitetesh për të përkujtuar "Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës".

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe kryetarja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Maria Fernanda Espinosa thanë se fryma e Mandelës ende ka rëndësi të rëndësishme praktike për ndërtimin e një bote paqësore, harmonike dhe të bukur.

Në konferencën përkujtimore, Guterres tha se konfliktet vijojnë ende në botë dhe nuk ka shenja përfundimi të tyre, ndërkohë që sistemi shumëpalësh botëror po përballet me presion të jashtëzakonshëm. Në këtë moment, jehona e Mandelës për një botë paqësore është shumë e rëndësishme.

Mandela cilësohet si simbol i guximit, i bindjes dhe i vizionit. Ai u lind më 18 korrik, 1918 në Afrikën e Jugut. Që në moshë të re ai u bë aktiv në lëvizjen e anti-aparteidit dhe iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Në vitin 1940, Mandela u bë kreu i krahut rinor të kësaj lëvizjeje. Ai ka qëndruar në burg për 27 vjet. Më maj të vitit 1994, Mandela u bë presidenti i parë me ngjyrë në historinë e Afrikës së Jugut. Gjatë gjithë jetës së tij, Mandela punoi për arritjen e paqes dhe drejtësisë në shoqëri deri ditën kur dha frymën e fundit më 5 dhjetor 2013 nga një sëmundje e rëndë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore