Shqipëria rriti eksportet me Italinë, Gjermaninë dhe Kinën në qershor

2019-07-19 09:29:54 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në muajin qershor 2019, me shtetet si Italia, Gjermania, Kina etj., krahasuar me qershorin e 2018-s.

INSTAT-i bën të ditur se, eksportet u rritën me këto shtete gjatë muajit qershor 2019, krahasuar me qershor 2018, respektivisht me shifrat 0.3% më shumë me Italinë, me Gjermaninë u rritën 12,6% dhe me Kinën u rritën 37.5%.

INSTAT-i bën të ditur se, për periudhën gjashtëmujore, në total vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Gjermania 2.8% më shumë dhe eksportet me Maqedoninë e Veriut u rritën me 4.2%. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore