Kina merr masa për ndërgjegjësimin e popullatës për shëndetin

2019-07-18 11:14:09 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka publikuar së fundmi disa dokumente mbi veprimtarinë shëndetësore të vendit, të cilat fokusohen tek parandalimi i sëmundjeve dhe promovimi i shëndetit. Njëra nga masat e Kinës është inkurajimi i të gjithë shoqërisë për të marrë pjesë në kujdesin ndaj konsumit ushqimor duke reduktuar kripën, vajin dhe sheqerin. Kjo masë synon që deri në vitin 2030, konsumimi ditor i kripës për banor të mos kalojë 5 gramë, marrja e përditshme e vajit nën 25-30 gramë dhe e sheqerit nën 25 gramë.

Sipas statistikave, treguesit kryesorë të shëndetit të banorëve kinezë aktualisht janë më mirë se niveli mesatar i vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta. Megjithatë, me përshpejtimin e industrializimit, urbanizimit dhe plakjes së popullsisë, stili i jetesës dhe spektri i sëmundjeve të banorëve kinezë po ndryshon vazhdimisht. Problemet si vdekja, paaftësia e shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet kronike të sistemit frymëmarrjes dhe diabeti po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Zv.drejtori i Divizionit të Ushqimit pranë Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, Zhang Zhiqiang, tha të mërkurën në Pekin se mënyra jo e duhur e ushqyerjes është një faktor i rrezikshëm për shëndetin. Për këtë ai tha se:

"Qeveria duhet të hartojë dhe zbatojë standardet dhe etiketat ushqimore duhet të luajnë rol paralajmërues. Duhet të nxitet dhe drejtohet transformimi ushqimor në industrisë ushqimore. Duhet të vlerësohen për nivelin e ushqimit të shëndetshëm restorantet dhe mensat e të zbatohen standardet e praktikat kolektive të ushqyerjes. Duhet të trajnohen familjet që të konsumojnë më pak kripë, më pak sheqer, më pak vaj në gatimet e tyre."

Ding Gangqiang, drejtori i Departamentit Ushqimor dhe të Shëndetit pranë Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve shprehu besimin se reduktimi i kripës, vajit dhe sheqerit është fokusi i kësaj diete të veçantë.

Ai tha se duhet të nxitet reduktimi i tre përbërësve të përditshëm për të evituar shtimin në peshë dhe duhet të drejtojmë organizatat profesionale të industrisë që të trajnojnë familjet për përdorimin korrekt të ushqimeve.

Për këtë, tha ai, nevojitet studimi dhe përmirësimi i standardeve të paketimit të vajit, kripës dhe sheqerit, dhe emërtimi në paketime ku të rekomandohet sasia e arsyeshme e vajit, kripës dhe sheqerit për çdo njeri në ditë. Duhet të nxiten dyqanet dhe supermarketet për të hapur sportele të posaçme me ushqime me më pak yndyrë, kripë dhe sheqer.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithëve që të veprojnë dhe të jenë përgjegjës për ushqimet që konsumojnë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore