OBT: Masat anti-subvencion të ShBA-së ndaj Kinës bien ndesh me rregullat

2019-07-18 10:32:07 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën, Organizata Botërore e Tregtisë publikoi një raport, ku gjykohet se ShBA-ja nuk ka zbatuar plotësisht vendimin e OBT-së në vitin 2014 dhe masat e saj anti-subvencion ndaj disa importeve nga Kina janë në kundërshtim me rregullat e OBT-së.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës u shpreh se grupi i ekspertëve mbi këtë çështje dhe Trupi i Apelit përcaktuan se masat e ShBA-së bien ndesh me rregullat e OBT-së.

Ai theksoi se Kina nxit ShBA-në të marrë masa të menjëhershme dhe konkrete për të korrigjuar praktikat e gabuara gjatë hetimeve anti-subvencion dhe të krijojë një mjedis të barabartë dhe të qëndrueshëm për ndërmarrjet e dy vendeve si dhe për tregtinë ndërkombëtare.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore