Kina shpreson në arritjen e një ujdie me ShBA-në

2019-07-18 09:57:25 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze dëshiron të bashkëpunojë me palën amerikane për arritjen e një marrëveshjeje ekonomiko-tregtare me leverdi reciproke.

Presidenti amerikan Donald Trump tha më 16 korrik se për arritjen e një marrëveshjeje ekonomiko-tregtare dypalëshe ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe nëse do të nevojitet, shtoi ai, ShBA-ja mund të vendosë tarifa ndaj mallrat kineze me vlerë 325 miliardë dollarësh amerikanë.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha në konferencë shtypi rutinë se:

"Pala amerikane mendon se ka ende një rrugë të gjatë për arritjen e marrëveshjes ekonomiko-tregtare. Në Kinë kemi një shprehje: "Një udhëtim prej mijëra kilometrash nis me një hap të vetëm".

Kjo nënkupton se pavarësisht sa e gjatë është rruga, mund të ecet dhe të përshkohet deri në fund. Shpresojmë se pala amerikane do të tregojë vendosmëri dhe do të punojë së bashku me palën kineze në bazën e respektit dhe të barazisë për arritjen e një marrëveshje ekonomiko-tregtare reciprokisht të dobishme. Lidhur me kërcënimin e ShBA-së për vendosjen e tarifave, e kemi ritheksuar disa herë qëndrimin tonë konsekuent për mbrojtjen e interesave tona. Nëse ShBA-ja vendos tarifa të reja, padyshim do të krijojë pengesa për konsultimet dypalëshe, të cilat vetëm sa do ta bëjnë më të gjatë rrugën e arritjes së një marrëveshje."

Duke iu përgjigur pyetjeve mbi propozimet e deputetëve amerikanë për të vijuar kufizimin ndaj "Huawei"-t, Geng Shuang u shpreh se pala amerikane shfrytëzon fuqinë e shtetit për të shtypur ndërmarrjet kineze pa ndonjë arsye, gjë që dëmton seriozisht imazhin e Shteteve të Bashkuara, interesat e kompanive amerikane dhe zinxhirin industrial dhe të furnizimit. Vendet e ndryshme kanë kundërshtuar dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore