UNICEF: Ebola është më vdekjeprurëse për fëmijët nën 5 vjeç

2019-07-18 09:53:50 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas UNICEF-it, gjendja epidemike e tanishme e Ebolës në Republikën e Kongos është më vdekjeprurëse për fëmijët nën 5 vjeç.

Zëdhënësja e UNICEF-it Marixie Mercado u shpreh:

"Shpërthimi i kësaj here po prek më shumë fëmijë sesa në rastet e mëparshme të Ebolës. Deri më 7 korrik, numri i rasteve të infektimit tek fëmijët ishte rreth 750. Ky numër zë 31 për qind të rasteve të përgjithshme në krahasim me rreth 20 për qind në shpërthimet e mëparshme. Të dhënat e fundit tregojnë se shkalla e vdekshmërisë tek fëmijët nën 5 vjeç është 77%".

Mercado bëri thirrje gjithashtu për ndërmarrjen e më shumë masave për parandalimin e kontrollin e infektimit të fëmijëve nga Ebola:

"Punonjësit e shëndetit duhet të kenë aftësinë e burimet për parandalimin e kontrollin e infektimit, por kjo është e pamjaftueshme. Mendoj se e dyta, ne duhet të parandalojmë në përmasa më të mëdha sëmundjet e tjera ndaj fëmijëve duke përfshirë fruthin, malarien, kolerën, problemet e tyre kryesore ushqyese etj."

Njëkohësisht zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u shpreh se ka marrë masat për parandalimin e përhapjes së Ebolës jashtë kufirit të Kongos.

Ajo tha se janë vaksinuar mbi 161 mijë njerëz dhe janë ndjekur 140 mijë të tjerë që mendohet të kenë kontakt me Ebolën dhe janë kontrolluar 71 milionë udhëtarë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore