Presidentja e KE: Mbështes plotësisht hapjen e negociatave me Shqipërinë

2019-07-18 09:42:03 CRI Komenti juaj Printoni

Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbështet plotësisht propozimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në mesazhin e parë pas marrjes së postit, Presidentja e KE është shprehur se riafirmon perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe sheh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin.

"Unë dëshiroj të riafirmoj perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ku kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe sfida të njëjta", thekson ajo.

"Unë e mbështes plotësisht dhe të qëndroj prapa propozimit të Komisionit Europian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë", thekson presidentja e zgjedhur Ursula von der Leyen në udhëzimet politike për Komisionin e ardhshëm. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore