Rriten me 8.4 miliardë lekë të ardhurat në buxhetin e shtetit

2019-07-18 09:40:00 CRI Komenti juaj Printoni

8.4 miliardë lekë më shumë u rritën të ardhurat nga doganat dhe tatimet, në buxhetin e shtetit në fund të 6-mujorit të parë të vitit 2019.

Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat nga doganat, tatimet, sigurimet shoqërore e të tjerë sektorë, arritën vlerën 225.5 miliardë lekë, në 6 muajt e parë të vitit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto të ardhura janë rritur me 3,9%, të ndihmuara nga tatimi mbi të ardhurat personale, tatim fitimi, taksat vendore, kontributet e sigurimeve shoqërore.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga tatim fitimi u rritën me 14%, ose 2 miliardë lekë më shumë sesa plani.

Pushteti vendor ka mbledhur 31% më shumë të ardhura dhe të ardhurat nga fondet speciale (sigurimet shoqërore e shëndetësore) u rritën me rreth 6% me bazë vjetore.

Ndërkohë që të ardhurat nga TVSH-ja, një nga taksat që sjell më shumë të ardhura për buxhetin, me 29% të totalit për janar-qershor ka shënuar një rënie me 3%. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore