Fitimet e ndërmarrjeve qendrore kineze, rritje 8.6% në gjashtëmujorin e parë

2019-07-17 11:05:37 CRI Komenti juaj Printoni

Përgjegjësi përkatës i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe të Administrimit të Pasurive Shtetërore të Këshillit të Shtetit të Kinës u shpreh të martën në Pekin se, në gjashtëmujorin e parë të sivjetshëm, të ardhurat e ndërmarrjeve qendroe të Kinës u rritën 6% në krahasim me të njëjtën periudhën e vitit kaluar. Ai shtoi se fitimet neto u rritën 8.6%, duke treguar se zhvillimi i ndërmarrjeve qendrore ka ruajtur prirjen e mirë dhe të qëndrueshme.

Sekretari dhe zëdhënësi i Komisionit Peng Huagang tha se:

"Nga janari deri në qershor, ndërmarrjet qendrore të Kinës realizuan 14.5 trilionë juanë të ardhura, një rritje 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, fitimi neto i akumuluar ishte 703.77 miliardë vlera e fitimit të përgjithshëm arriti në 211.78 miliardë juanë, duke krijuar nivelin më të mirë historik të këtyre ndërmarrjeve.

 

Sipas njoftimeve, në gjashtëmujorin e parë, oferta bazë e Kinës u rrit qëndrueshëm, vlera e prodhimit të naftës bruto të ndërmarrjeve qendrore dhe vlera e shitjes së naftës e të gazit natyror u rrit në krahasim me vitin e kaluar, vëllimi i shitjes së kompanive të shpërndarjes së rrjetit eletrik u rrit 6%, ndërsa vlera e prodhimit të naftës së papërpunuar u rrit 5%.

Lidhur me këtë, Peng Huagang tha se: "vlera e fitimit të ndërmarrjeve qendrore vitin e kaluar ishte e lartë dhe prej nisjes së këtij viti, ndërmarrjet qendrore po përballen me rënie të tarifave të telekomit dhe të rrjetit të energjisë elektrike. Të gjitha këto shkurtime kanë shtuan fitimet e ndërmarrjeve. Përveç këtyre, shpejtësia e rritjes ekonomike dhe tregtisë botërore u ngadalësua, mjedisi i jashtëm i ekonomisë është i tensionuar dhe ekonomia e Kinës përballet me presionin e rënies. Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar në një masë të caktuar ritmin e rritjes së fitimit për ndërmarrjet."

Në vitet e fundit, ristrukturimi i ndërmarrjeve qendrore është rritur. Peng Huagang tha se tani, Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive Shtetërore është duke studiuar në mënyrë aktive ristrukturimin strategjik të ndërmarrjeve në fushën e prodhimit të pajisjeve, të anijeve dhe industrisë kimike për të përmisuar vazhdimisht planifikimin e pasurive shtetërore. Ai tha se:

"Në veçanti, ne duhet të përshpejtojmë integrimin e ndërmarrjeve qendore me sektorët e ngjashëm, të zgjidhim problemet e "shpërndarjes " dhe të "dobësisë " dhe vazhdimisht të nxisim burimet për ndërmarrjet me punën kryesore dhe me epërsi. Në të ardhmen e afërt, ne do të përqendrohemi në promovimin e integrimit profesional në fushën e energjisë elektrike, metaleve, pajisjeve të industrisë detare dhe mbrojtjes së mjedisit, për të rritur aftësitë konkurruese të korporatave dhe përqendrimin e sektorit". (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore