ASEAN-i zëvendëson ShBA-në si partneri i dytë tregtar i Kinës

2019-07-17 10:41:51 CRI Komenti juaj Printoni

Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) ka marrë vendin e ShBA-së, duke u bërë partneri i dytë më i madh tregtar i Kinës.

Të dhënat nga Administrata e Përgjithme e Doganave tregojnë se tregtia me ASEAN-in arriti afro 2 trilionë juanë në gjysmëvitin e parë, shifër kjo sa 13.5% e tregtisë së përgjithshme të jashtme të Kinës ose 10.5% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

ShBA-ja mbetet në vendin e tretë, me një vëllim tregtar me Kinën afro 30 miliardë dollarë më pak se tregtia e ShBA-së me ASEAN-in.

Vetëm në qershor, eksportet kineze në ShBA ranë 8 për qind, ndërsa importet kineze nga ShBA-ja ranë me 31 për qind.

BE-ja mbetet partnerja tregtare kryesore e Kinës me një vëllim të përgjithshëm tregtar prej 2.3 trilionë juanësh. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore