Francë, parlamenti miraton rindërtimin e katedrales Notre-Dame

2019-07-17 09:10:48 CRI Komenti juaj Printoni

Parlamenti francez miratoi me shumicë votash një draft që synon mbledhjen e donacioneve për rindërtimin e katedrales Notre-Dame.

Dokumenti autorizon uljen e taksave për individët dhe krijimin e enteve publike për grumbullimin e fondeve përkatëse.

Sipas Ministrisë franceze të Kulturës, donacioni ka arritur në 850 milionë euro disa javë më parë.

Por disa deputetë janë shprehur se miratimi i këtij projekti është pak i nxituar dhe se një afat 5-vjeçar nuk mjafton për rindërtimin e katedrales.

Krahas kësaj, nuk është ende e qartë se sa euro nevojiten për rindërtimin e katedrales Notre-Dame.

Autoritetet deklarojnë që vlerësimi i dëmeve do të vazhdojë deri në marsin e vitit 2020.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore