Pakistani rihap hapësirën ajrore për kompanitë indiane

2019-07-17 09:50:21 CRI Komenti juaj Printoni

Pakistani ka rihapur plotësisht hapësirën ajrore për fluturime civile nga India, gati pesë muaj pasi ishte mbyllur për shkak të tensioneve, njoftoi mëngjesin e së martës autoriteti i Aviacionit Civil i Pakistanit.

Ky lajm u mirëprit nga autoritetet indiane, duke thënë se vendimi lehtëson shumë sipërmarrjen indiane të aviacionit civil.

Ministria indiane e Aviacionit Civil deklaroi të martën se në një njoftim të dy vendeve thuhet se do të hiqen kufizimet e qarkullimin ajror, duke nisur përdorimin e të gjithë linjave ajrore që ishin mbyllur më parë. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore