Li Keqiang: Të ruhet vrulli ekonomik

2019-07-17 09:12:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang kërkoi më shumë përpjekje për ruajtjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të ekonomisë dhe shoqërisë.

Duke folur në një simpozium ku ishin të pranishëm ekonomistë dhe sipërmarrës, Li tha se duhet të bëhen më shumë përpjekje për të arritur qëllimin e shkurtimit të taksave e tarifave me gati 2 trilionë juanë dhe për të përmirësuar politikën monetare për uljen e kostove të financimit për ndërmarrjet e vogla dhe mikrondërmarrjet.

Ai gjithashtu nxiti kompanitë vendëse të fokusohen më tej tek novacioni për të konkurruar në tregun global, si dhe u kërkoi kompanive të mëdha të ndihmojnë për zhvillimin e firmave të vogla. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore