Kina, e fokusuar tek përmirësimi i shëndetit publik

2019-07-16 11:30:46 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze po zbaton planin "Kina e Shëndetshme", duke ndërmarrë 15 masa, përfshi mbrojtjen e shëndetit të ciklit të jetës dhe parandalimin e sëmundjeve serioze, duke u fokusuar në të gjitha aspektet tek shëndeti i popullatës.

Gjatë 70 vjetëve pas themelimit të Kinës së Re, shëndetësia në Kinë ka përparuar shumë dhe niveli i shëndetit të banorëve është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Por, me zhvillimin e shpejtë të industrializimit, urbanizimit dhe plakjes së popullsisë, banorët kinezë po përballen me probleme dhe sfida të reja.

Zv-drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së Kinës Yu Xuejun u shpreh në një konferencë shtypi mbajtur të hënën se:

"Për shkak të mungesës së informacionit mbi shumë mënyra të pashëndetshme të jetesës, si pirja e duhanit dhe alkoolit apo dhe mungesa e stërvitjes dhe ushqimet jo të shëndetshme kanë shkaktuar sëmundje. Veçanërisht sëmundje në enët e gjakut, probleme me kokën dhe zemrën, kancere të ndryshëm, sëmundje mushkrish dhe diabet. Numri i të vdekurve ka zënë 88% të numrit të përgjithshëm."

Lidhur me këtë, qeveria kineze do të zbatojë 15 masa, përfshi ndërgjegjësimin e banorëve për shëndetin, kontrollin e smogut, forcimin e shëndetit të zemrës, parandalimin e sëmundjeve të enëve të gjakut, kancerëve etj.

Yu Xuejun tha se:

"Çdo masë synon jo vetëm përmbushjen me hollësi të detyrave të qeverisë, por gjithashtu edhe informimin e publikut për shëndetin, duke sjellë idelogjinë e strategjisë dhe kërkesën e planit 'Kina e Shëndetshme' në jetën e kinezëve."

Qeveria kineze do të transformojë metodat nga "rëndësia e mjekimit " tek "rëndësia e shëndetit", dhe do të përqëndrohet tek faktorët kryesorë që ndikojnë tek shëndeti publik në mënyrë të gjithanshme, duke përshirë stilin e shëndetshëm të jetës, shërbimet shëndetësore etj. Kina gjithashtu do të japë direktiva të qarta për sëmundjet serioze etj, theksoi Yu.

Ai shtoi se plani "Kina e Shëndetshme" do të fokusohet tek parandalimi i sëmundjeve dhe do të përpiqet për uljen e sëmundjeve të banorëve si dhe për rritjen e cilësisë së jetës së tyre. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore