Mohgerini: Palët të zbatojnë marrëveshjen bërthamore iraniane

2019-07-16 10:34:56 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini tha në Takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së të hënën se Marrëveshja Bërthamore e Iranit e ndalon këtë të fundit të zhvillojë armë bërthamore. Kjo tha ajo ishte efektive në të kaluaren dhe se aktualisht, palët nuk kanë zgjidhje tjetër por vetëm ta zbatojnë marrëveshjen.

Në një konferencë shtypi të mbajtur pas takimit, shefja e diplomacisë europiane tha se ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse zhvilluan një diskutim të frytshëm për mënyrat e vijimit të marrëveshjes bërthamore iraniane dhe ranë dakord për forcimin e mekanizmit të "mjeteve mbështetëse për shkëmbimet tregtare" të nisura më parë , të përshpejtojnë tregtinë e ligjshme me Iranin dhe gjithashtu të konsiderojnë hapjen e mekanizmit të veçantë për zgjidhjen e tregtisë për vendet jo-anëtare të BE-së.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore iraniane e nënshkruar në vitin 2015. Përveç Iranit, nënshkruesit përfshijnë Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën. Aktualisht, Irani ka shkelur marrëveshjen për kufizimin maksimal të rezervave dhe pasurimit të uraniumit, duke paralajmëruar se do të tërhiqet pjesërisht nga kushtet e marrëveshjes pas 60 ditëve.

Foto: Më 15 korrik 2019, Mogherini paraqiti çështjen iraniane në një konferencë shtypi pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore