ShBA, trajtimi i emigrantëve shton shqetësimet

2019-07-16 10:08:12 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria federale e ShBA-së ka nisur operacionet ndaj emigrantëve pa dokumenta, gjë që ka shkaktuar shqetësim dhe ankth në shumë qytete amerikane.

Operacionet e Forcës së Emigracionit dhe Doganave (ICE) nisën të dielën dhe do të zgjasin për disa ditë.

Operacionet po kryhen ndaj afro 2 mijë vetëve nga Amerika Qendrore në 10 qytetet amerikane, ku janë lëshuar urdhëra për deportim përfundimtar.

Një prej emigrantëve të kapur është bashkëshorti i Nora Quinones.

"Kam pak merak se kam fëmijët këtu. Kam 6 fëmijë. Të gjithë janë qytetarë amerikanë. Kam frikë se një ditë do të kapem edhe unë, siç është kapur im shoq. Kam frikë se kur të shkoj në dyqan, nuk do të kthehem më," tha Nora Quinones.

Jose Landaverde është prift në kishën Vida y Esperanza.

"Mendoj që njerëzit kanë shumë merak dhe janë shumë të frikësuar. Megjithëse ata kanë banesa, ata flenë në makinat e tyre sepse druhen nëse flenë në shtëpitë e tyre forcat e emigracionit do vijnë t'i kapin."

Operacionet janë kryesisht ndaj familjeve nga Amerika Qendrore që kanë kaluar kufirin me fluksin e muajve të fundit.

Disa njerëz thanë se këto operacione përcjellin një mesazh të fortë për emigrantët e tjerë që tentojnë të hynë në ShBA.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore