Pekin, hapet Forumi i Paqes dhe i Sigurisë Kinë-Afrikë

2019-07-16 09:55:45 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi i parë i Paqes dhe i Sigurisë Kinë-Afrikë i organizuar nga Ministria kineze e Mbrojtjes u hap në Pekin.

Në forumin gjashtëditor marrin pjesë 100 përfaqësues, përfshi nga ushtria kineze dhe nga 50 vende afrikane dhe Bashkimi Afrikan.

Forumi pritet t'u ofrojë pjesëmarrësve një platformë për shkëmbimin e ideve mbi bashkëpunimin, sigurinë dhe paqen.

Ministrat dhe shefat e Mbrojtjes nga Afrika shprehën përkrahjet e tyre për nismën e re.

Gen. David Muhoozi është shefi i Forcave të Mbrojtjes së Ugandës.

"Besoj se në bashkëpunimin e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare të gjitha palët janë të rëndësishme, duke përfshirë Kinën. Pra, Kina është një zë i fuqishëm, mendoj se është një gjest mikpritës për Afrikën."

Në 10 vitet e fundit, roli i Kinës në fushën e sigurisë në Afrikë

është rritur ndjeshëm përmes misioneve paqeruajtëse dhe shoqëruese dhe programeve të shkëmbimit ushtarak.

Kina po forcon lidhjet e sigurisë me vendet afrikane, ndërsa rriten investimet e saj në të gjithë kontinentin.

Guo Ruobing është nga Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez:

"Respektimi i sigurisë së përbashkët nënkupton respektimin dhe ruajtjen e sigurisë së secilit vend, duke u kujdesur për shqetësimet e sigurisë të të gjitha palëve dhe duke mos sakrifikuar sigurinë e vendeve të tjera për të kërkuar siguri absolute."

Zyrtarët kinezë thanë se forumi thekson gatishmërinë e Kinës për të treguar transparencën me homologët e tyre afrikanë.

Ata gjithashtu sugjerojnë se është një hap i rëndësishëm për të realizuar masat mbi bashkëpunimin e sigurisë të rënë dakord në samitin e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë mbajtur vitin e kaluar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore